Fillimet tona shtrihen në fushën e veterinarisë. Prandaj, mirëqenja e kafshëve tuaja ka qenë dhe është prioritet për ne në më shumë se 20 vite.

MONVIT ose MONUNI VITAMINS, është sektori përmes të cilit ne bëjmë prodhimin e ushqimit të koncentruar për kafshë.

Ne e dijmë që më e mira për kafshët, do të thotë më e mira për fermerët. Rrjedhimisht, më e mira për klientët e tyre. Për këtë arsye, duke parë që kafshët e klientëve tanë nuk janë duke marrë më të mirën, ne vendosëm të fillojmë prodhimin e ushqimit të koncentruar për kafshë

Pa kompromis në kualitet.

Ne prodhojmë jo vetëm të arrijmë nevojat bazike, por të përmbushim nevojat në relacion me llojin, moshën, gjininë, kategorinë edhe madhësinë. Prandaj dhe produktet tona janë të kategorizuara në disa nivele, të përbëra nga elementet më të rëndësishme për zhvillim.

Ne marrim lëndën e parë nga fermerët lokal dhe shtetet fqinje. Në mënyrë që të ofrojmë kualitet më të lartë, ne së pari e kontrollojmë lëndën në bazë të vlerave ushqyese, për të siguruar që jemi duke procesuar vetëm më të mirën dhe klientët tanë janë duke siguruar vlerat ushqyese të duhura për kafshët e tyre.

Struktura jonë na mundëson që ne gjithmonë të përcjellim kualitetin e produktit që e ofrojmë. Veterinerët tanë dhe teknologët e ushqimit janë gjithmonë të përqendruar në përfimitimet shëndetësore që kafshët tuaja kanë si rezultat i përdorimit të produkteve tona. Kjo rezulton në përfitime edhe për klientët tanë, ku sasia dhe kualiteti i prodhimit përmirsohet si rezultat i përmbushjes së nevojave ushqyese të kafshëve të tyre.

Ne ofrojmë mbi 20 produkte. Këto produkte janë të ndara në disa kategori, varësisht nevojave nutricionale. Prandaj, përmbajtja ushqyese e produkteve dallon, duke ju përshtatur karakteristikave dalluese të kafshës.

Për shpezë:


Pula

  • Zogj starter
  • Zogj grower
  • Zogj finisher
  • Pula vojse

Gjeldeti

  • 1-3 javë
  • 4-6 javë
  • 7-11 javë
  • 12-15 javë

Pëllumba

Për gjedhe:


Dema

  • Viça deri 300 kg
  • Viça mbi 300 kg
  • Dema min. 12% proteina

Lopë qumështore

  • Min. 16% proteina
  • Min. 18% proteina
  • Min. 20% proteina

Për derra:


  • Gica 0-15 kg
  • Gica 15-30 kg
  • Derra 30-70 kg
  • Derra 70-110 kg

Universal:


  • Min. 15% proteina
    (dhi, dele, lopë, viça, derra)

Drithërat:


  • Misër kokërr dhe i bluar
  • Grurë merkantil
  • Bërësi e sojës
  • Bërësi e lulediellit