Që nga viti 1996, ne bëjmë më të mirën që të sigurojmë mirëqenien e kafshëve tuaja.

MONVET ose MONUNI VETERINARY është sektori ynë nëpërmes të cilit ne ofrojmë shërbime veterinare, në klinikë dhe në teren. Ne besojmë se eksperienca, profesionalizmi dhe mirëkuptimi jonë i sinqertë, ofrojnë zgjidhjen më të mirë për shëndetin e kafshëve tuaja, pavarësisht nëse janë kafshë shtëpiake apo kafshë ferme.

Ne kemi gjetur se çelësi për shërbimin sa më cilësorë është një ndërthurje e kompetencës mjekësore, ndjeshmërisë për pronarët e kafshëve dhe kujdesit të sinqertë per kafshën. Pasi të dëgjojmë shqetësimet e juaja, ne përmes laboratorit tonë do të diagnostikojmë saktësisht nevojat e kafshës tuaj për të arritur shëndet optimal.

Aty ku dashuria është punë.

Veterinerët tanë sjellin përvojën, dashurinë dhe kujdesin për kafshët. Kjo në ndërthurje me barnat veterinare më të vlerësuara dhe pajisjet e teknologjisë së fundit, na mundësojnë që ne të ofrojmë shërbimet më të mira për kafshët tuaja.

Në kuadër të stacionit tonë veterinarë, ne posedojmë dhomën e kirurgjisë, të pajisur me mjete bashkëkohore për ndërhyrje nga më të thjeshtat deri tek ato më te komplikuara. Gjithashtu, në mënyre qe të identifikojmë nevojat dhe të kemi një pasqyrë sa më të sakt të shëndetit të kafshës suaj, ne posedojmë laboratorin për bërjen e analizave, përfshirë pasqyrën e gjakut, analizat biokimike, analizat urinare dhe rentgen.


+ x +

Ne jemi miqt e miqve tuaj dhe kujdesi ynë nuk mbaron në momentin kur ju largoheni nga klinika jonë. Ne mendojmë se është e rëndësishme qe të jemi në kontakt gjatë gjithë trajtimit të kafshës tuaj. Kjo mund të ndodhë përmes telefonit, mediave digjitale ose kontrollave të rregullta. Në këtë mënyrë, ne mund të ndajmë me ju këshilla profesionale, praktike dhe të sigurojmë rehabilitimin e kafshës tuaj.

Orari jonë i punës është më poshtë:

E hënë

07:00 - 17:00

E martë

07:00 - 17:00

E mërkurë

07:00 - 17:00

E enjte

07:00 - 17:00

E premte

07:00 - 17:00

E shtunë

07:00 - 17:00

E diel

Orë kujdestarie


Çdo ditë prej orës 17:00 deri ne 21:00 — orë kujdestarie.

Lokacioni jonë: Rr. Washington 65, Gjilan, Kosovë.

Ne jemi gjithmonë në shërbimin tuaj.

Kujdesi ynë për kafshët tuaja nuk përfundon me orarin tonë të punës. Prandaj ne kemi krijuar linjën tonë të emergjencës. Të pajisur me gjithçka të nevojshme për intervenime të shpejta, veterinerët tanë do i përgjigjen thirjeve tuaja në çdo kohë.