MONSOL ose MONUNI SOLUTIONS është sektori jonë për këshilla, planifikim, realizim dhe mbikqyrje të projekteve të kompanisë. Profesionalizmi, eksperienca dhe njohuritë tona, na mundësojnë që ne të përqendrojmë punën tonë për përmbushjen e objektivave tuaj.

Me 7 sektore aktive, në fusha të ndryshme profesionale, ne kombinojmë strukturën e kompanisë sonë për të ofruar zgjidhje për probleme të ndryshme, në vende të ndryshme dhe lëmi të ndryshme.



Zgjidhje e thjeshtë.

Qëllimi ynë është që të thjeshtojmë mënyrën se si punojmë. Kështu, duke ofruar zgjidhje për operacione të komplikuara, ne e thjeshtojmë edhe rrugën drejt qëllimeve tuaja. Akomodimi i ekperiencës, profesionalizmit dhe njohurive të ekipeve tona për kërkesat tuaja na mundëson që ne të ofrojmë zgjidhje të përshtatshme për fusha të ndryshme veprimtarie.


Të dëshmuar.

Kompetenca jonë profesionale është vërtetuar vazhdimisht. Deri sot, ne kemi realizuar më shumë se 100 projekte me organizata dhe organe prestigjioze ndërkombëtare dhe lokale.

Në më shumë se 20 vite, ne kemi ofruar siguri për klientët dhe bashkëpuntorët tanë me planifikime të detajuara dhe ekzekutime të përpikta në operacione të komplikuara dhe afatgjate.

Ne jemi të definuar nga ajo që ka rëndësi për ne.

Ka shumë gjëra për të cilat ne kujdesemi thellësisht. Si përshembull shëndeti juaj. Ne kemi fituar besimin e organizatave prestigjioze ndërkombëtare dhe internacionale në më shumë se 100 projekte. Këto projekte na kanë mundësuar platformën që ne të demonstrojmë vlerën që kujdesi i sinqertë dhe kompetenca promocionale sjellë.

Prej vitit 2010, Komisioni Evropian na ka besuar për kontroll dhe çrrënjosje të sëmundjeve ngjitëse nga kafshët. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për ne, sepse na ka dhënë mundësin të jemi sinonim i kujdesit për shëndetin publik.

Gjitashtu, ne jemi të besuar edhe nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në asistimin, planifikimin dhe ekzekutimin e shumë projekteve që krijojnë ndikim që ka rëndësi.