Agrokultura është pjesë e kulturës tonë.

Kosova është e pasur me mundësi në fushën e bujqësisë. Fuqizimi dhe përmirësimi i agrokulturës si një ndër sektoret më të rëndësishëm në Kosovë është pjesë e përditshmërisë tonë.

MONAGRI ose MONUNI AGRICULTURE është sektori jonë i përkushtuar në hulumtimin dhe furnizimin e tregut me produte relevate në fushën e agrokulturës.

Stafi jonë i përbërë nga ekspertë në fushën e bujqësisë, agrobiznesit, veterinarisë e ekonomisë, është i dedikuar të ofroj standardet më të larta për të përmbushur kërkesat tuaja.

Kërkimi i trendeve nga jashtë dhe nevojave nga brenda na mundëson që ne të sjellim produkte që plotësojnë interesat e klientëve tanë. Ku pë qëllim është zhvillimi i bujqësisë duke u përqendruar në një zingjir furnizues të qëndrueshëm i cili mbështetet në prodhues kualitativ.

Në këtë mënyrë, ne krijojmë mardhënie afatgjate me furnizues dhe ofrojmë mundësi zhvillimi për klientët tanë.

Të dëshmuar.

Ne kemi demonstruar se kemi kapacitetet e duhura për të përmbushur kërkesat e tregut të brendshëm por edhe atij rajonal me produkte të cilësisë së lartë, që shtojnë vlerë për çdo klient.

Avantazhet që mund të sjellin inovacioni, modernizimi dhe specializimi i bujqësisë në Kosovë janë të mëdha. Prandaj, ne sigrojmë që klientët tanë të jenë të pajisur me pajisjet e fundit dhe në hap me kohën dhe trendet botërore. Përmirësimi i cilësisë në bujqësi, ndikon në përmirësimin e jetës së bashkëqytetarëve tanë, kafshëve të tyre dhe mjedisit.

Bashkëpunimi, Profesionalizmi, efikasiteti dhe kualiteti janë vlera që ne ofrojmë.